Pages

Thursday, June 30, 2011

Dafina Zeqiri shtatezene !


Sot siq raporton Kosova Sot , Dafina Zeqiri eshte shtatezene .
Lajmin e konfirmoj edhe vet dafina e cila tha : Eshte nje lajme shum i lumtur per mua dhe te fejuarin Krenarin , pasi zoti ua dha dhuraten me te bukur ne bote femine .

Monday, June 27, 2011

Top 10 Gratë e Futbollistëve !

Ata janë të njohur për driblimet e tyre në fushë të futbollit.

U shkojnë për dore edhe driblimet e tyre me modele dhe femra të njohura. Por, sipas disa revistave angleze, Premierliga, sa i përket grave të futbollistëve, është me e njohura për shkak se shumica e tyre janë modele dhe artiste.

Më poshtë po sjellim 10 top-modelet që njëkohësisht janë gra të futbollistëve të njohur të Premierligës.

1.Sylvie van der Vaart (Rafael Van der Vaart)



E para që i prin listës është gruaja e mesfushorit ofansiv të Tottenham Hotspur, Rafael van der Vaart. Kjo është Sylvia, e cila edhe pse 33 vjeç dhe më e madhe në moshë se burri i saj, thuhet se kalojnë shumë mirë në mes veti. Sylvia është modele e ANC Model Menagmement.











2.Abigail Clancy (Peter Crouch)



Të jesh futbollist i Tottenhamit duket se është sikur të jesh më fat, pasi që në pozitën e dytë si gruaja më e mirë në Premierligë është Abigail Marie Clancy (25 vjeç), që është gruaja e Peter Crouch. Ajo është një bionde seks bomb me 1.85 cm gjatësi.










3.Emily O’Hara (Tom Cleverley)



Edhe pse nuk ka pasur shumë paraqitje me Manchester United, Tom Cleverley duket se ka një të dashur të cilën di si ta sulmojë dhe normalisht të shënojë gol. Thuhet se e ka trashëguar nga shkolla e mesme. E kjo bukuroshe është Emily O’Hara.







4.Carly Zucker (Joe Cole)



Kjo që po shihni lart në foto është gruaja e futbollistit Joe Cole. Ajo quhet Carly Calder Zucker dhe është 27 vjeçe, përderisa ka flokë ngjyrë kafe dhe sy me ngjyrë të njëjtë. Joe si futbollist i Liverpool’it nuk ishte sivjet në formë, por e dashura e tij duket në formë të mirë.













5.Natalie Suliman (Kieran Richardson)



Modelja Natalie Suliman shpesh i “kall” britanikët, sidomos kur bën fotografi për veshje të brendshme, por edhe topless. Se ajo është shumë “hot” e tregojnë fotot lart, por kënaqësitë më të mëdha më të i ndien futbollisti Kieran Richardson.













6.Melanie Slade (Theo Walcott)



Milanie Slade nuk mund të ankohet sepse në krah e ka një bukurosh, sepse pranë saj gjithmonë është futbollisti i Arsenalit, Theo Walcott. Dhe për një futbollist të shpejtë, siç është Theo, sigurisht se duhet edhe një femër e shpejtë A është Melanie ashtu?











7.Lorena Bernal (Mikel Arteta)



Të gjitha vajzat e mëparshme janë modele,por kjo jo. Bernal është aktore dhe është në lidhje që një kohë të gjatë me mesfushorin e Everton, Mikel Arteta. Si duket Arteta është një mesfushor i mirë, pasi ka arritur që për kaq vite të jetë në lidhje me këtë bukuroshe.





8.Alex Gerrard (Steven Gerrard)



Alexandra Curran është me Steven Gerrard. Siç thonë, vajzat e Liverpool’it gjithmonë janë të bukura dhe e këtillë është edhe Alex, e cila është e gjatë rrafsh 1.75, ka flokë të bardha dhe sy të kaltër. Gerrard thuhet se është shumë i lumtur më të.





9. Danielle Lloyd (Jamie O’Hara)



Modelja Danielle Lloyd dhe i fejuari i saj futbollist Jamie O’Hara kanë për çka të gëzohen. Ata presin një fëmijë së bashku. Përndryshe, Lloyd ka marrë pjesë edhe në Big Brother në Angli, ku kishte arritur deri në gjysmëfinale.













10. Tanya Robinson (Steven Taylor)



Kjo bukuroshe që po e shihni është Tanya Robinson dhe është e dashura e Steven Taylor. Një bukuroshe me sy kafe dhe flokë të njëjtë. Ajo që disa vite është pjesë e agjencisë Neon Management.

Pra kjo eshte lista e top 10 grafe te futbollisteve ne Premier League .

Sunday, June 5, 2011

Shiti veshkën për ta blerë një iPad2




Një tinejxher kinez dëshironte që me çdo kush ta blinte një iPad2 kështu që shiti veshkën e tij vetëm për 2.300 euro, shkruan Telegraph. Djaloshi 17 vjeçar, i njohur me mbiemrin Zheng, i tregoi nënës së tij se kishte shitur veshkën pasi kishte parë reklamën në internet se të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë orfganet do të shpërblehen.

“Dëshira ime ishte ta blija një iPad2, por nuk kisha para”, tha djaloshi për TV Shenzen dhe shtoi: “Në internet e gjeta një reklamë të agjentëve të cilët blinin veshkat për 20.000 juan kinezë (rreth 2.100 euro)”. Pas bisedës me agjentët, djaloshi udhëtoi në qytetin Chenzhou, ku në spitalin lokal ia hoqën veshkën, duke ia paguar rreth 22.000 juan (rreth 2.300 euro).

Tregtia e organeve nëpërmjet internetit është një praktikë e zakonshme në Kinë, përkundër përpjekjeve të qeverisë që ta ndalojë një tregti të tillë. Vitin e kaluar televizioni japonez raportoi për grupin e “turistëve transplatues” të cilët paguan rreth 56.000 euro për t’i marrë veshkat e reja në Kinë. Sipas statistikave zyrtare, çdo vit më shumë se një milion veta në Kinë presin për transplatim organesh, por vetëm më pak se 10.000 prej tyre arrijnë të transplatojnë organet, duke nxitur kështu një tregti të organeve në tregun e zi.

Djaloshi pas operacionit përjetoi komplikime shëndetësore dhe nuk mundi ta fshehë të vërtetën para nënës së tij. “Kur u kthye kishte me vete një lap-top dhe një Apple iPad të ri”, tha nëna e tij, e njohur si zonja Liu, duke treguar shenjën e madhe të operacionit në trupin e djalit të saj. “E pyeta djalin se ku i kishte marrë paratë dhe më në fund ai pranoi se kishte shitur veshkën”.

Nëna e dërgoi djalin në spital dhe lajmëroi policinë, por telefonat mobil të agjentëve me të cilët kishte kontaktuar Zheng ishin të mbyllur. Shumë ekspertë në Kinë e shfrytëzuan këtë rast për të kritikuar amoralitetin e Kinës së re “kapitaliste”. Prodhimet e Apple, siç janë iPhone dhe iPad, janë një mall shumë i kërkuar në Kinë, sepse paraqesin simbolin statusor të pasurisë dhe imazhit tek të rinjtë