Pages

Friday, May 27, 2011

Si u zbulua Radko Mlladiq .




Si u zbulua Ratko Mladiq 15 vjet pas? Mediat kanë nisur të botojnë informata të ndryshme për rrugët që dërguan drejt arrestimit dhe informatat që i siguroi shteti në kapjen e Kasapit. Njëra prej gazetave "Morning Gazette" shkruan se "unaza e tij që mbante ishte njëri prej sinjaleve që hasi një polic në zonën ku po strehohej Mladiq". Më tej sipas gazetës, identifikimi ishte pothuajse i pamundshëm për faktin se Mladiq kishte një pamje tjetër, më i vjetër në moshë, tullac dhe vështirë të njihej, megjithatë një unazë me guri gjysmë të errët që e kishte bartur gjatë kohës së luftës në Bosnjë i ngriti dyshimet se ai ishte i mundshmi.

Më pas polici informoir Agjencinë Informative Shtetërore, BIA, zyrtarë të së cilës muaj më parë filluan të hetojnë për njeriun që po prezantohej me emrin Miloard, por që ishte Ratko Mladiq. Për rastin u informua edhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe Prokuroria për Krime Luftes e Serbisë.

No comments:

Post a Comment